Elia Zaharia Zogu u lind më 8 Shkurt në Tiranë. Ajo është e bija e Gjergj Zaharisë dhe aktorës së njohur Yllka Muji, e nderuar me çmimin “Mjeshtre e Madhe”, qe me siguri njihen nga nje pjese e mire e juaja.

Vëllai i vetëm i Elias, Amos Muji Zaharia, është gjithashtu i përfshirë në fushën e regjisurës kinematografike si edhe aktrimit.

Mes viteve 1998-2002, Elia ndoqi studimet në Liceun artistik ‘Jordan Misja’ për pikturë dhe skenografi, te cilat i perfundoi me rezultate teper te larta.

Në 2005-2007, vazhdon formimin artistik, duke ndjekur shkollën private të aktrimit ‘Cours Florent’ dhe 2007-2010, dhe studime teatrale në ‘Université Paris 8’./urbannews.al