Edi Rama ka folur edhe sot në lidhje me 12 miljet që Greqia pritet të zgjerohet në detin JON. Nga Saranda, ai është shprehur se kjo çështje nuk e prek Shqipërinë, por për Greqinë kjo është një e drejtë e tyre. Pasi mbrojti vendimet e Greqisë, Rama ka vendosur që të sulmojë të gjithë shqiptarët që i dolën kundra, duke i cilësuar ata si maskarenj dhe se po i fryjnë zjarrit.

Rama tha:

Vendimet e Greqisë janë keqinterpretuar. Këtu nuk janë miljet e nevojshme për tu shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje dhe as Greqia të shtrihet 12 milje. 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet. Greqia ka usht ruar të drejtën e vet. Ideja që deti mund të shitet si kos është absurde dhe keqardhja më e madhe është se ka aq shumë peshq me këmbë që e marrin për të mirëqenë. Dhe ata që flasin me publikun duke i fryrë këtij zj arri janë mask arenj, qenie të ulëta dhe për fat të keq kanë një pjesë të njerëzve që i ndjekin nga pas. Sot jam shumë krenar që kemi arritur të vendosim rrugën e komunikimit me Greqinë, sot marrëdh ëniet janë pozitive dhe ajo që ka bërë nuk e go det Shqipërinë.