Pas skandaleve të njëpasnjëshme të historisë Andi-Tea-Beart, të shumtë ishin fansat që u revoltuan me Tean, duke qenë se kjo e fundit kishte krijuar një imazh perfeksioni në mendimin e ndjekësve, dhe i kishte bërë ata të besonin se mes saj dhe Andit egzistonte një pëlqim i vërtetë.

Revoltimi i fansave, duket, se detyroi Tean të mbyllte Instagramin, pasi numri i ndjekësve ra ndjeshëm në vetëm pak orë, me më shumë se 40 mijë ndjekës.

Por, duket se Tea ka vendosur të rikthehet pasi ka rihapur Instagramin e saj.

Madje, Tea këtë herë është rikthyer me qëllimin e qartë: të japë sqarime për ndjekësit, pasi direkt pas rikthimit ju ka krijuar mundësinë atyre të pyesin në rubrikën ‘ask me a question’ në InstaStory.

Image