Ditët e fundit Tea ka munguar në Instagram për shkak se llogaria e saj u mbyll. Ish-konkurrentja e “Përputhen” kishte arritur mbi 500 mijë fansa dhe pas publikimit të fotove të saj me Beartin, interesi ishte më i madh mbi postimet e Teas.

Megjithatë Bearti e ka rikthyer Tean me një postim në profilin e tij në Instagram ku zbulon një sekret.

Tea paska talent në pikturë dhe ka pikturuar një vajzë që po shijon një qershi. Beart e ka mbështetur talentin e partneres duke e publikuar pikturën në Instastory.

Kujtojmë që pak ditë më parë në reagimin e tij Bearti deklaroi se ai dhe Tea duhen shumë dhe kjo është dashuria më e bukur që ka përjetuar.