Këngëtari Ylli Limani është kthyer një ndër këngëtarët më të dashur për publikun. Sa herë që ai jep lajmërimin për ndonjë këngë të re, fansat tregohen të paduruar duke numëruar ditët që kënga të publikohet.

Është thënë dhe më parë që këngët e Yllit kanë shumë nota prekëse dhe siç ka rrëfyer këngëtari, deri diku ato pasqyrojnë telashet e tij me dashurinë. Ditën e sotme ai ka publikuar një projekt të ri muzikor, të titulluar “Ndoshta”.

Kënga është bashkëpunim me Cricket dhe ka si tematikë dashurinë e humbur. Teksti është shkruar nga Ylli Limani. “Ndoshta sonte do të shkruaj të të them sa m’ke mungu/ Ndoshta sonte do kesh forcë ti për herë t’fundit mu lajmru/ Ta dëgjoj zërin e të them sa jam pendu/ Ndoshta dhe ti po vuan si une”, është një pjesë e tekstit.