Pas publikimit të fotove të Teas me Beartin, Fationi deklaroi se ka diçka më të madhe në dorë.

“Kjo s’është asgjë!”, shkruante Fationi shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot. Të gjithë aluduan se këtë postim Fationi e ka për Melisën duke qenë se ka vendosur figurën e një vajze me flokë të kuqe e duke qenë se e ka akuzuar publikisht se ajo kishte krijuar lidhje me një djalë brenda programit.

Sot me disa postime te tjera në Instastory Fationi paralajmëroi se bom bën e tij do e plasë së shpejti.

“Ndërrova mendim për Oskar si aktoren më të mirë të vitit… pff rëshkiti hahahaha. Kam 1 palë atlete Armani kush i do?! Janë të shtrenjta. Hahahaha o zot lottt o njerëz hë mo e keni seriozisht se u meka. Hmmm tani që e mendoj mos dhe unë e luajta bukur ikjen nga skena?! Iii sa gjynah nuk qava dot as u drodha duhet ta bëja që të ma besonin… a ç’më iku situata të më vij dhe 1 shans i dytë. Rastësisht kjo shoqja ime ka WC njësoj ups ça rastësise. Hahaha u lotova bravo! Vjen së shpejti”, shkroi Fationi në një postim.

Mirëpo më pas u pendua dhe e fshiu. Fationi tha se nuk dëshiron të marrë vëmendje meqë nuk është më pjesë e programit.

“Përderisa nuk jam më në emision vendosa ta fshij story, sepse nuk dua vëmendje të pamerituar e të vjedhur, por kur shikoj gjëra të tilla revoltohem shumë… po ç’ti bëj ka njerëz të mirë që e rrethojnë… dhe mbi të gjitha nuk jam më pjesë e emisionit kështu që tërhiqem totalisht nga këto. Je shumë me fat… puthi këmbët…”, ka shkruar Fationi shoqëruar me figurën e një vajze me flokë të kuqe.