Moderatorja shumë e dashur për publikun, Liberta Spahiu ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta personale me anë të disa postimeve në Instastory. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve me “E vërtetë apo e gabuar”.

Teksa një ndër ndjekësit i ka shkruar që është beqare, Liberta e ka konsideruar si të pavërtetë. Kështu, ajo ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie, por nuk dihet kush është djali që i ka marrë zemrën.

Më tepër, Liberta ka zbuluar se i pëlqen se ksi në mbrëmje, se ka dëshirë të ketë një fëmijë dhe që puthjen e parë e ka dhënë në shkollën fillore.

Kujtojmë se dikur ajo ka qenë e lidhur me Flori Mumajesin, për të cilin sot ruan simpati.