Në një intervistë për Euronews Albania, nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku theksoi se situata e koronavirusit në vend duhet të merret seriozisht, pasi 900 raste pozitive në ditë janë shumë. Madje ai i quajti këto ditë, “ndoshta ditët më të këqija sa i përket përhapjes së koronavirusit në Shqipëri”.

“Nuk duhet t’ia lëmë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij Covid-i”, tha ai.

Mjeku konfirmoi gjithashtu se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar se çfarë lloji është.

“Është virus ndryshe, është koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, i Afrikës së Jugut apo Anglisë”, -tha ai.

I pyetur për kapacitetet për identifikimin e plotë të këtij virusi, Ulqinaku tha se kapacitetet janë, megjithatë shtoi se “ende nuk kemi arritur në fazën finale, por jemi drejt asaj rruge”.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur