Mbrëmjen e sotme, Tea reagoi ndaj deklaratave të Shqipes, duke i mohuar fjalët e saj.

Mirëpo, dhe një herë tjetër Shqipja ka treguar se nuk do të ndalet. Ajo ka reaguar sërish me disa postime në Instastory. Shqipja ka shkruar se Tea nuk e pranon veten ashtu siç është dhe e ka vendosur balonin që të bëhet si ajo.

“Ja ku je o balon i ndershëm, dhe mos ua këshillo të tjerëve se do sëmurësh rininë. Fakti jot është që ti nuk e ke pranuar kurrë veten si je në të vërtetë, prandaj e vure balonin, të bëhesh si unë kur të rritesh, por me vënien e balonit të është shfryrë stomaku dhe të kanë fluturuar trutë. 32-vjeç, më fal 22, e rikonstruktuar e gjitha, vuan nga xhelozia dhe smira dhe ruhesh nga publiku që të mos dalësh siç je në të vërtetë. Dhe se nuk sheh ti nga larg nuk do të thotë që nuk shohin të tjerët”, ka shkruar ajo.

“Nuk të beson më njeri o balontore, ke vënë dhe balon te buzët…veç kamerën (shikimi) e ke të prishur…imagjino si do të ishe, edhe e shëndoshë edhe me syze, edhe veshja si burrë. Që kur të pashë për herë të parë thashë mos ka ardhur për mua ky katrori. Aq shumë të paskan djegur fjalët e mia sa e nxorre ti gjithë vrerin sot në darkë. Je e vogël o balon që të bësh një publik të tërë për budalla, se ata që janë brenda të njohin të gjithë”, ka shtuar Shqipja.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur