Shqipja akuzon Tean se është e lidhur me Beartin dhe nuk ndalet së provuari këtë. Fillimisht Shqipja postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak dhe tregonte se bluza është e Beartit dhe shkruante se ata janë çift.

“Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private…”, shkruante Shqipja duke paralajmëruar se do nxjerrë edhe materiale të tjera.

Më vonë, Shqipja publikoi një foto ku pretendonte se në të janë Tea dhe Bearti duke dalë nga një hotel.

Sot Shqipja ka marrë sërish vëmendjen duke treguar se edhe ndjekësit tashmë e besojnë pasi sipas tyre i kanë parë Tean dhe Beartin bashkë.

“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari se vërtet ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne. Unë kam folur gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që ka njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkruan Shqipja duke nxjerrë edhe mesazhet nga ndjekësit.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur