Në takimin me Sindin, Erlindi nuk ka hezituar të flasë për se ksin dhe tha se është do minant në krevat. Kjo ka ngjallur shumë diskutime në studio.

Pjesë nga biseda në takim.

Erlindi: Nëse ne të dy shohim që nuk ka vazhdimësi, nuk ka tërheqje, duhet të stopohemi. Gjërat më interesante në një lidhje ti bësh në shumë mënyra, ti japësh femrës vëmendje, edhe normalisht se ks të mirë.

Sindi: Pse çfarë do bësh ndryshe nga të tjerët? Çfarë aftësish ke ti? Je eksperimental? Je dominant?

Erlindi: Kam aftësitë e mia. Nuk jam dominant, por në krevat jam.

Pas këtij takimi nisën debatet në studio

Lediana: Të duket e drejtë të thuash në takim të dytë ato gjëra që the?

Erlindi: Çfarë thashë?

Lediana: Nuk më pëlqeu biseda që bëhet.

Erlindi: Ne e kemi bërë në takim të parë. Ti e ke kompleks të flasësh për se ksin. Ti e ke problem, mos fol.

Sindi: Në momentin që unë se kam problem, është tipi jot që të mos e pranosh. Por është bisedë normale mes dy njerëzve.

Arjani: Ti Erlind, aty u skuqe, Sindit nuk i bëri përshtypje. Bëre sikur e kishe bindur për të gjitha gjërat dhe i kishte mbetur ti tregoje dominancën në krevat.

Riniani: Nuk më pëlqeu takimi. Mu duk si një djalë që pëlqente një vajzë dhe një vajzë që dëgjonte shokun e vet. Nuk pashë ndonjë kimi. Sindi nuk ishte e interesuar. Për mua është më mirë sepse kur kam hyrë, Sindin e kam vënë në pikëpyetje. Akoma nuk di ta lexoj Sindin. Njëherë më duket shumë ëngjëllore, njëherë shumë e aftë në dialog, kurse këtu e pashë të ftohtë. Dhe këtu nuk e pashë të interesuar, nuk e di pse nuk ia thua.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur