Ditën e sotme deputeti i PS Taulant Balla ka qenë i ftuar në emisionin e Diela Shqiptare, bashkë me bashkëshorten e tij. Në intervistën e zhvilluar ata kanë folur rreth njohjes së tyre, jetën private dhe dashurinë e madhe. Bashkëshortja e Ballës është shprehur se ajo që e ka tërhequr më së shumti tek deputeti ka qenë se ai, sipas saj, ishte deputeti më i pashëm i Parlamentit.

Ardit Gjebrea: Çfarë të tërhoqi tek Taulanti?

Iris Pekmezi: Taulanti ishte 29 vjeç atëherë, 15 vite më para kështu që më bëri përshtypje që ishte një nga djemtë më të pashëm të parlamentit të asaj kohe, një orator i shkëlqyer dhe ndoshta me oratorinë e vetë ma mori mendjen dhe zemrën.

Taulant Balla: Kjo është hera e parë që e dëgjoj, Ardit na i nxore të gjitha më duket.

Iris Pekmezi: Dhe diçka, ky avokati, miku ynë mori dhe këpucët.

Taulant Balla: Sipas zakonit e kemi ne në Elbasan dhe Librazhd, atij që na prezantoi i çuam një palë këpucë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur