Pak ditë më parë, Fation Kuqari deklaroi largimin e tij nga “Përputhen”. Me anë të një statusi të gjatë në Instastory, ai njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e programit.

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga “Përputhen”. Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mash trimeve, vikt imi zimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Janë bërë motra e vëllezër dhe dashnorë me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj aq k eq për gjëra të vogla në dukje”, shkroi ish-konkurrenti.

Ditën e sotme, pas deklaratës ku akuzon disa nga konkurrentët e tjerë për intriga dhe mashtrime, Fationi ka publikuar një foto me mbishkrimin “E vërteta dh emb”.