Konkurrenti i “Përputhen”, Emin Kelmendi ka deklaruar përmes një statusi në Instagram se nuk do të jetë më pjesë e emisionit. Emini falenderon autoren Olsa Muhametin, opinionistin Arjan Konomi dhe moderatoren Bora Zemani teksa nuk jep arsye konkrete për largimin.

Por kujtojmë që kohë më parë se Emini tha se në emision ishte vetëm për Anën, e cila u përjashtua.

“Me të vërtetë nuk di nga ta filloj dhe ku ta mbaroj. Jeta së bashku me disa persona të veçantë të bëjnë të marrësh vendime të papritura. Me këtë deklaratë dua të them se unë nuk të jem më pjesë e emisionit që po thyen rekorde shikueshmërie Përputhen. Dua të falenderoj nga zemra zonjë e shtëpisë Olsa Muhametin, pa harruar Arjan Konomin dhe personin më pozitiv që kam njohur Bora Zemanin duke i kërkuar falje për gjithë nerv ozizmin që i kemi shka ktuar. Aty njoha dy persona që do i ruaj gjithmonë brenda zemrës, Andin dhe Mevlanin. Ju kërkoj falje të gjithëve që i kam bërë me u ndje keq dhe të gjithëve ju uroj më të mirat e zemrës”, shkruan Emini.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur