Të përqafuar nën çadër, ndërsa dëgjonin shiun të binte, Atdheu dhe Melisa u shfaqën shumë romantikë në takimin e sotëm.

Melisa: Je fanatik?

Atdheu: Jam territorial

Melisa: Mos u zbërthe, se po ashtu të zbërthej vetë unë

Atdheu: Po kam vapë. Si e do mashkullin ideal?

Melisa: Dua të më mbajë me këmbë në tokë. Sikur po e teprojmë me romanticitetin

Atdheu: Gocat vdesin për romanticitet, shyqyr që e kemi

Në studio Mevlani tha se ky takim e ka prekur, pasi Melisa është një ndër vajzat ku ai është fokusuar në program, por shtoi se pas këtij takimi, i duket se nuk ka më vend për të dalë me të.

Melisa iu përgjigj duke i thënë se për të është në rregull nëse Mevlani nuk dëshiron ta pranojë më në takim.

Mevlani: Ky takim më ka prekur se un dua të dal me ty dhe ky më duket sikur nuk kam më vend për të dalë me ty.

Melisa: Mos dil, ky është tipi im, nëse nuk do ta pranosh, në rregull.

Mevlani: Kaq shumë që ke bërë në takim me Atdheun, s’ke bërë me asnjërin, ke kaluar në fazë tjetër.

Melisa: E ke vendosur, nuk do dalësh më me mua?

Atdheu: Më bën përshtypje se këtu e ka patur çdo ditë dhe atje thotë nuk po dija ça të flisja kur e kisha përballë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur