Batutat nuk munguan as në nisje të puntatës së sotme të Shiko Kush Luan në Top Channel. Sapo nisi emisioni i moderuar nga Luana Vjollca, Flori dhe Rezarti prezantuan të ftuarit.

Një prej tyre ishte dhe aktori i humorit Visjan Ukcenaj. Ai tha me shaka se ishte për herë të parë në këtë emision.

“Unë sonte do zhvirgjërohem në Shiko Kush Luan, se hera parë që jam këtu do me thënë,” tha ai.

Reagimi i tij la në fillim pa fjalë të pranishmit e tjerë, por më pas qeshën të gjithë.