Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë që telefoni të na ketë rënë në kontakt me ujin dhe të na jetë ngrirë gj ak u sepse aty mund të kemi foto, kujtime, kontakte, mesazhe dh materiale shumë të rëndësishme.

Si të veproni kur ju bie celulari në ujë - Content, Beje Vete - ikub.al

Skenari tipik është që telefoni të na rrëshqasë nga dora dhe të bjerë në lavaman, tualet, bide ose në një pellg me ujë pas një rrebeshi. Megjithatë, jemi akoma me fat për sa kohë na bie në ujëra të ëmbla. Rreziku më i madh për qarkun e telefonit tonë është uji i kripur që ka aftësi gërryese. Faktori i ëmbë/i kripur është vendimtar për suksesin në shpëtimin e telefonit ashtu siç është faktori i kohës: sa më pak të ekspozohet ndaj ujit dhe substancave që treten në të, aq më i madh është probabiliteti që dë mi të mos jetë aq i t me rrshëm.

Çfarë duhet bëre: Nëse procedura për të shpëtuar smartphone-n tonë nuk është 100% e sigurt, ka disa gjëra që nuk duhen bërë: në kundërshtim me instinktin, mos e tundni kurrë telefonin, apo t’i shkaktoni g od itje dhe aq më keq pastaj, t’i fryni. Këto janë gjeste që mund ta shtyjn ujin edhe më thellë dhe sigurisht që rre zi ko jnë funksionimin e tij.

Tharja e një telefoni të lagur: 10 lëvizje për të limituar dë m et e një smartphone të lagur

Hiqeni telefonin nga uji sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe një sekond më shumë mund të jetë i çmuar dhe vendimtar për shpëtimin e tij.

Fikeni dhe mos bëni gabimin ta provoni menjëherë ta ndizni: një presion i vetëm i tastit të ndezjes mund ta spostonte ujin në qark. Dhe do të ishte fundi.

Mbajeni telefonin vertikalisht dhe hiqni të gjitha pjesët që mund të ndahen si bateria, karta SIM, kasa, etj.

Mos përdoni kurrë furrën e sobës ose mikrovalën për të tharë telefonin. Nxehtësia e tepërt mund të dëm tojë qarkun.

Mos përdoni tharësen e flokëve sepse mund të shtyjë ujin akoma më në brendësi të telefonit. Thani sa më shumë të jetë e mundur, me delikatesë pjesët me një copë ose letër pambuku

Lëreni të thahet pa u ndezur për të paktën 24 orë në verë dhe 48-72 orë në dimër. Vendosini pjesët në një tas të mbushur me oriz ose silica xhel, si ato që gjenden tek kutitë e këpucëve. Mjafton një natë Rimontojeni telefonin me kartën, baterinë, vendoseni në karikim dhe pastaj ndizeni.