Ishte përfolur shumë së fundmi se po jetojnë të ndarë dhe tashmë është e sigurt, Kim Kardashian dhe Kanye West janë drejt divorcit.

Burime shumë të sigurta pranë çiftit kanë konfirmuar për “E! News” dhe “Page Six” se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund, por duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Kim po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc nga bashkëshorti.

“Po e mbajnë larg vëmendjes së publikut, por ka përfunduar gjithçka. Kim ka punësuar si avokate Laura Wasser dhe janë në diskutime e sipër. Kim e bëri Kanye të shkonte në Wyoming, kështu që ata mund të jetonin të ndarë dhe të qetë deri sa gjërat të ndahen dhe ata të divorcohen. Për atë ka mbaruar”, kanë thënë burimet.