Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar këngë të reja, Zanfina Ismaili vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Mirëpo, rrugëtimi i saj në muzikë ka përfunduar.

Zanfina është larguar përfundimisht nga kjo industri. Këngëtarja e ka konfirmuar lajmin në një intervistë përballë motrës së saj, Adelinës, në “Prive”.

Aktualisht, Zanfina po punon në dy pro fesione të ndryshme, të cilat ka preferuar të mos i bëjë publike.