Çifti shumë i komentuar, Rudina dhe Mark Frroku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në ditën e parë të vitit 2021.

Dyshja kanë bërë vetëm celebrimin. Rudina ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet pranë bashkëshortit.

Moderatorja ka shkruar se shumë shpejt do të bëjnë dhe dasmë. Nga sot e tutje, ajo mban mbiemrin Frroku. “Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”, ka shkruar Rudina krahas fotove.