Vetëm pak minuta më parë, këngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi ka publikuar këngën e tij më të re. Kënga titullohet “Dhemb” dhe është një baladë rrënqethëse.

Teksti është shkruar nga Flori dhe i dedikohet humbjes së njeriu të dashur.
“Se pranoj dot të të kërkoj e mos të të gjej
Se më dhemb pafund, më dhemb pafund”, këndon mes të tjerash Flori.

Ai ka publikuar një pjesë të këngës dhe në rrjete sociale, duke shkruar: “Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti s’me krijoi nje kenge festive! Thjesht nuk munda dot!”

Kujtojmë se me këtë këngë, Flori është rikthyer pas një viti mungese në muzikë.