Në një kohë kur Saimiri duket se ka nisur të bëjë një lloj përzgjedhjeje të vajzave që do të ketë më shumë afër vetes, pjesa tjetër, që ende nuk e kanë ndier këtë afrimitet, kanë nisur edhe të ndihen xheloze. Ndonëse kjo ishte deri diku e pritshme, të jetosh javë pas jave me këtë ndjesi nuk qenka edhe kaq e thjeshtë.

Vivien është një prej vajzave që e ka takuar Saimirin qysh në javën e parë, por kaq, sepse princi i “Love Story” nisi të tregojë interes gjatë këtyre javëve të fundit për disa vajza të tjera në veçanti. E ftuar pasditen e sotme në “Daily Love Story”, Vivien tregoi edhe si i shikon takimet e fundit të Saimirit, por edhe çfarë pret nga ai gjatë javëve të ardhshme.

Takimi me Enxhëllin ishte pak i stisur, sepse ajo vendosi të largohej dhe për këtë arsye, Saimiri shkoi ta takonte. Unë po të isha në vend të Saimirit, do bëja të njëjtën gjë. Për takimin me Silvanën, ishte më në fund një takim. Ishte një takim i vërtetë. Kishte momente romantike, kishte momente që ata kishin folur. Kanë kaluar kohë goxha bashkë.

Ishin dy takime shumë të ndryshme, megjithëse kishin atë romanticitetin e vet. Në takimin me Enxhëllin ishte edhe një farë suporti nga ana e Saimirit. Kurse me Silvanën ata patën atë momentin romantik që e presim ne të gjitha gocat, mund të ndodhë prapë javën tjetër nuk i dihet”.

E pyetur nëse bëhet xheloze kur Saimiri puthet me vajzat e tjera, 27-vjeçarja ka thënë se kjo është një gjë normale kur ke pëlqim për dikë.

Normalisht. Xhelozia ndodh kur ke një farë pëlqimi ndaj tjetrit. Megjithatë, ne që kur kemi ardhur këtu, kemi qenë të përgatitura që këto gjëra do ndodhin. Kështu që duhet të jemi më gjakftohtë, për veten tonë më shumë”.

Vivien ka kometuar edhe të eliminuarat e javës. Largimi i Dritës, siç tha ajo, i ka thyer zemrën.

Zemra ime është thyer nga ajo Drita, se Drita na jepte atë dritën të gjithëve. Ishte shumë e urtë, por me atë urtësinë dhe atë sjelljen e vet na jepte gjithë atë impaktin e mirë që mund të të japë një person.

Kurse Kejda është shumë e zonja e vetes, shumë e shkathët, ndoshta nuk ishte për një format të tillë, sepse ajo nuk i duron dot shumë provokimet.