Roma luan si vendës kundër Torinos në “Stadio Olimpico”, përcjell KosovaPress.

“Giallorossët” pas 11 ndeshjeve kanë 21 pikë, duke regjistruar gjashtë fitore, tri barazime dhe dy humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e gjashtë në tabelë, ndërsa Torino renditet në pozitën e 19, me vetëm një fitore, tri barazime dhe shtatë humbje, duke grumbulluar vetëm gjashtë pikë.


.