Legjenda e futbollit anglez, David Beckham, i ka shkruar mesazh përkrahës yllit të UFC-së, Khabib Nurmagomedovit, të cilit i vdiq babai këtë muaj pasi infektimi me Covid-19 ia përkeqësoi gjendjen shëndetësore.

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i yllit të UFC-së Khabib,
ndërroi jetë më 3 korrik, pas disa probleme serioze shëndetësore, të cilat iu
përkeqësuan pas infektimit me virusin Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Abdulmanap, i cili njihet si trajner legjendar në artet e
përziera parciale, kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji
maj.

Khabib kishte zbuluar në qershor se ai po e vizitonte babanë
e vet në spitalin ushtarak në Moskë çdo ditë. Këtë javë ai postoi për herë të
parë lidhur me vdekjen e babait të tij.

Ndaj postimit të Khabibit ka reaguar edhe ish-ylli i
Manchester Unitedit dhe Real Madridit, David Beckham.

“Po mendoj për ty dhe për familjen tënde, shoku im”, shkroi Beckham në postimin e Khabibit. /Gazeta Express/