Kur e blini një Ferrari me kulm që hapet,
jeni duke blerë ulëse për një show të vërtetë.

Me një motor prej 7120 kuajfuqi turbo, 3.9 litërsh
dhe i cili gjendet aq afër ulëses sa që mund ti merrni erë nxehtësisë që e
prodhon, kur ta parkoni veturën, veshët e juaj do të kumbojnë. Por, Ferrari i
ri 2020 F8 Spider nuk e bën këtë gjë, ngase motori i saj është më pak i zëshëm
se sa modelet tjera, shkruan Car and Driver.

Turbot e F8-shit mund të kenë zërin më të ulët
që të mos dëmtoni dëgjimin, por në fakt motori ka 48 kuajfuqi më shumë se
modeli 488 i vitit kaluar. Arrihen 100 km/h ne 3 sekonda, frenat janë të
përkryera për kthesa, ka 7 shpejtësi automatikë. Të gjitha kontrollet e
veturës, pos klimës i ka te timoni, transmeton Koha.

E vetmja mangësi, është matësi i vogël i
shpejtësisë. Me një çmim prej 396,000 dollarëve, do të duhet të kënaqemi me
vetura më të zhurmshme tani për tani.