“Google” ka njoftuar se shtesa “Voice
Match” apo Njohësi i zërit do t’u shtohet shumë pajisjeve në të ardhmen, por
tash duket se edhe televizorët “smart” do të kenë këtë karakteristikë.

Ekipi “9to5Google” ka zbuluar se Voice match
do t’i shtohet edhe Android TV-së. Kjo, për shembull, do të mundësojë të
lidheni direkt me profilin tuaj në Netflix, pa nevojën që të bëni zgjidhjet në
ekran, shkruan Endgadget të hënën.

Kjo karakteristikë e re bën që Google të
kompletohet në të githa platformat e saja. Çka do që është arsyeja, është
befasuese që kjo karakteristikë nuk është vendosur në Android Tv më herët.

Përdorimi i televizionit është vendi më i mirë
për karakteristika që përkrahin shumë përdorues dhe një pajisje e cila do të
njohë zërat do ta bënte përvojën e shikimit dhe përdorimit të televizorit shumë
më të lehtë, transmeton KOHA.